×
  • Lajme
  • Lajme

    19 vjeçari kosovar goditet për vdekje nga një veturë, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 10:01

    Një këmbësor është goditur  për vdekje të martën në Arllat të Drenasit.

    Shoferi i automjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes, njofton policia.

    Rasti është duke u hetuar, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Arllat, Gllogoc, 14.02.2023 – 18:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti deri më tani të panjohur, pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Viktima raportohet se është 19 vjeçar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!