×
  • Lajme
  • Lajme

    19 vjeçari nga Suhareka vret vetën me armë zjarri

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 15:46

    Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Studençan të Suharekës, të mërkurën në mesditë. Bëhet fjalë për një burrë të lindur në vitin 2001.


    Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” Policia e Prizrenit, duke thënë se pas hetimeve fillestare dyshohet të ketë qenë vetëvrasje me armë zjarri.

    “Emeregjenca ne Suhareke informon se viktima V. B i lindur ne vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasojë e plagës nga arma e zjarrit. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47. Nuk dihet shkaqet dhe motivi i rastit”, thotë Osmanollaj për Reporteri.net.

    Ai thotë se njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike.

    Trupi i pajete me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!