×
  • Lajme
  • Lajme / Prishtinë

    19 vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës, presidentja Osmani e ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i tij

    Reporteri
    21 Janar 2025 | 9:40

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin Prindonin, këshilltarët e kabinetit dhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës në orën 09:00, kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

    Pas kësaj, në orën 11:00, do të mbahet Ceremonia Përkujtimore për nder të Presidentit Rugova, ndërkaq pas përfundimit të Ceremonisë do të hapet Ekspozitë e fotografive të Presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka.

    Sot mbushen 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

    Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare kundër sundimit komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

    Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

    Rugova u zgjodh president i Kosovës në mars 2002 dhe u rizgjodh më 2004. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!