×
  • Lajme
  • Lajme / 2024

    KEK njofton se kapacitetet e prodhimit të energjisë janë të gatshme për sezonin dimëror

    Reporteri
    08 Nëntor 2024 | 15:40

    KEK njofton se është duke operuar me katër njësi dhe se kanë përfunduar me sukses riparimet e nevojshme për njësitë prodhuese të cilat ishin planifikuar për vitin 2024, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, thuhet se këto aktivitete kanë kontribuar në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të operimeve në të gjitha njësitë, kështu duke siguruar që kapacitetet e prodhimit të energjisë të jenë të gatshme për sezonin dimëror.

    “Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik se aktualisht janë në operim dy njësi të TC Kosova A dhe dy njësi të TC Kosova B. Po ashtu, KEK ka përfunduar me sukses revizionet dhe riparimet e nevojshme për njësitë prodhuese të planifikuara për vitin 2024. Këto aktivitete kanë kontribuar në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të operimeve në të gjitha njësitë prodhuese të KEK-ut, duke siguruar që kapacitetet e prodhimit të energjisë të jenë të gatshme për sezonin dimëror”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Ndërkaq, sa i përket furnizimit me energji elektrike, KEK thotë se në rast të ngritjes së konsumit, kjo mbetet përgjegjësi ekskluzive e kompanisë që merret me këtë sektor.

    “Sa i përket furnizimit me energji elektrike, në raste të ngritjes së konsumit, kjo mbetet përgjegjësi ekskluzive e kompanisë që merret me këtë sektor, sipas licencës përkatëse. Andaj, për çdo kërkesë lidhur me furnizimin dhe ndihmën ndaj konsumatorëve, KEK i sugjeron të gjitha palët të drejtohen te institucionet përgjegjëse për këtë fushë veprimtarie”, thuhet në përfundim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!