Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është një nga politikanët më të pasur në Kosovë.
Muhaxheri në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se ka plotë 2 milionë e 248 mijë e 954 euro pasuri të paluajtshme.
Muhaxheri i LDK-së ka bërë të ditur se i ka disa shtëpi e toka në emrin e tij.
Tutje, kreu i Pejës ka njoftuar se posedon një veturë që kap vlerën e 17 mijë eurove, gjersa ka thënë se nuk e ka asnjë cent në ndonjë institucion financiar të vendit.
Muhaxheri në AKK ka deklaruar se ka edhe 97 mijë euro detyrime financiare, ku një kredi e ka për ndërtimin e një objekti, kurse të dytën për blerjen e veturës.
Këto janë të hyrat vjetore të Gazmend Muhaxherit: