×
  • Lajme
  • Lajme

    2.632 raste aktive me coronavirus në Kosovë, 509 persona të shtrirë në spitale

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 17:00

    Pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, duke çuar shifrën totale në 135.


    Ndërkohë janë regjistruar edhe 118 raste të reja me COVID-19.

    Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 48 raste, komuna e Ferizajt 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 9 raste, komuna e Drenasit 7 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.

    Në total në Kosovë 5735 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2632, shkruan Reporteri.net.

    Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë për rastet e hospitalizuara është njoftuar se në gjitha klinikat dhe spitalet e SHSKUK-së janë të shtrirë 509 persona që po marrin trajtim për COVID-19, prej tyre 300 janë të konfirmuar si pozitivë. 14 prej tyre janë në respiratorë, ndërsa 273 me oksigjenoterapi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!