Që nga dje kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID në Kosovë.
Kësisoj, e gjithë gastronomia është e mbyllur, përveç shërbimit mere me vete.
Ndërkohë, qytetarët po shfrytëzojnë rastin që të qëndrojnë në këmbë tek kafet ku ata marrin me vete, gjë që është në kundërshtim me ligjin.
Sot ndër shumë qytetarë që kanë qëndruar afër kafeneve duke pirë kafen “take away”, kanë qenë edhe dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, si Fjolla Ujkani dhe Gazmend Gjyshinca.
Madje, Gjyshinca është parë edhe pa maskë mbrojtëse anti-COVID, bartja e së cilës është e obliguar me ligj.
Sipas ligjit për pandeminë, personat që nuk bartin maskë, gjobiten me nga 35 euro.
Në fotografinë e siguruar nga Gazeta Insajderi, ata shihen pak anash personave të tjerë dhe duke biseduar me njëri tjetrin, teksa shijojnë kafenë në rrugë.
Të dy deputetët I takojnë partisë fituese në vend, ku me ardhjen e tyre erdhën edhe masat e reja antiCOVID.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.