Pas njoftimit përmes mediave për një tubim të mbajtur në fshatin Rezallë të Skenderajt në të cilin tubim nuk janë respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19, si dhe tejkalimi i numrit të lejuar të pjesëmarrësve në hapësirat e jashtme në tubimet publike, policia në Skenderaj, ka identifikuar lokacionin dhe organizatorin e tubimit.
Për shkak të mos respektimit të vendimit të fundit të qeverisë, dhe për shkak se organizatori nuk kishte krijuar kushte për mbajtje të distancës, mospërkujdesjen për vendosjen e maskave të pjesëmarrësve në tubim, policia njofton se ka shqiptuar gjobë organizatorit si person fizik konform Ligjit për mbrojtje nga pandemia COVID-19.
Po ashtu policia në Skenderaj, i ka shqiptuar gjobë edhe subjektit politik si person juridik, pasi që nuk janë respektuar masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.
Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19, përndryshe policia ndaj të gjithëve që nuk i zbatojnë masat mbrojtëse, do të ndërmerr masa të parapara me dispozitat ligjore.
Ndryshe, dy ditë më parë kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, kishte mbajtur një tubim në Rezallë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.