×
  • Lajme
  • Lajme

    2 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 13:21

    Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë.


    Po ashtu, 33 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

    2 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 55 me oksigjeno-terapi.

    Njoftimi i plotë:

    COVID-19: 86 pacientë po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme

    Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë, sipas raportit të punës për datën 5 korrik 2021.

    Nga ta, 33 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi.

    Në QKUK janë të shtrirë 64 pacientë:

    14 të konfirmuar me COVID-19

    44 me oksigjeno-terapi

    2 në gjendje të rëndë

    Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

    Klinika Infektive, 14 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

    Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë

    Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë

    19 të konfirmuar pozitivë

    11 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

    Spitali i Prizrenit, 1 pacient

    Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

    Spitali i Pejës, 2 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 16 pacientë

    Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!