×
  • Lajme
  • Lajme

    2-vjetori i Ushtrisë së Kosovës, ish-komandanti i FSK-së: Boll më me asfalt e autostrada

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 19:39

    Ditën e natën. Në mot të mirë e në të ligë. Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjithmonë janë në gjendje gatishmërie. Jo vetëm për aksione brenda vendit, por edhe jashtë tij. Aty ku ka nevojë.


    Ngjashëm si në nëntorin e vitit të kaluar kur morën rrugën për një mision humanitar përtej kufirit për ta ndihmuar Shqipërinë, e goditur prej tërmetit.

    Reagimi në situata krize në fakt është vetëm njëri prej misioneve të Forcës. Dy të tjerat janë,
    mbrojtja e sovranitetit dhe ndihma e autoriteteve vendore.

    Por, sa i ka realizuar këto në 2-vjetorin e themelimit të saj në Ushtri?

    “Sa i ka përmbush kjo forcë objektivat që i ka para vetës.Besoj që i ka përmbushur, aq sa e ka përkrah Qeveria e Kosovës. Kësaj force për të arritur të gjitha ato kapacitete operacionale, mbrojtëse, i duhet edhe buxhet”, tha për Front Online, Kadri Kastrati.

    Për këtë ish-komandanti i Forcës gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka kritika të ashpra.

    Sipas tij, ekzekutivi s`po e ndihmon sa duhet me para Ushtrinë.

    “Duhet ta ketë prioritet Ushtrinë, e jo asfaltet, rrugët, e autostradat. Mendoj që një prej prioriteteve duhet të jetë ushtria për arsye që ne duhet të forcohemi ushtarakisht që të jemi të respektueshëm edhe nga fqinjët, po edhe nga partnerët tanë”, u shpreh ai.

    Dorë shtrëngimi i Qeverisë e ngadalëson trazicionin e Ushtrisë.

    “Me këtë tempo, unë nuk mendoj se do ta përfundojë para 10 viteve sa është paraparë. Do të kishte mundur të ecte më shpejtë po të kishte mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës”, theksoi ai.

    Kosova e formoi Ushtrinë në vitin 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!