×
  • Lajme
  • Lajme

    20-vjeçari nga Ferizaji vozitë rreth 100 kilometra në orë në zonën për 40, dënohet me 300 euro, e 6 muaj pezullim të patentëshoferit

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 8:26

    Policia e Kosovës ka gjobitur një 20-vjeçar në Ferizaj, i cili në zonën me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 96 km/h.

    Ndaj tij, policia ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj.

    Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!