×
  • Lajme
  • Lajme

    20 vjeçari nga Kosova vritet në Itali, trupin e gjetën në lum

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 15:58

    Një 20-vjeçar kosovar u gjet i vdekur sot në mëngjes në Calcio të Italisë.


    Rastin për RTV21.tv e bëri të ditur një shok i ngushtë i tij, i cili tregoi se 20-vjeçarin nga Kosova e hodhën në një lumë.

    Sipas mediave italiane, 20-vjeçari, Erion Morina, i cili ka jetuar në qytetin e Bassa për disa vjet, e kaloi mbrëmjen në Peter Pan Caffè, një bar 50 metra larg nga ku u vra.

    Sipas mediave italiane, rreth orës 06:00 të mëngjesit, disa kalimtarë vërejtën pikat e gjakut në trotuar dhe më pas kufomën.

    Brenda dy orësh u identifikua autori i dyshuar i krimit. Njëzetvjeçari, M. M., u dërgua në komandën e Treviglio për t’u marrë në pyetje.

    Sipas shokut të viktimës, 20-vjeçari i vrarë është Erion Morina nga fshati Drenoc i komunës së Malishevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!