×
  • Lajme
  • Lajme

    20-vjeçarja e aksidentuar rëndë në Viti ka nevojë për ndihmë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 9:08

    Mëngjesin e së enjtes së kaluar ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën Viti-Kllokot.


    Si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.

    Në mesin e të lënduarve rëndë është edhe 20-vjeçarja nga fshati Tërpezë e komunës së Vitisë Florjeta Ajeti.

    Ajo po qëndron e shtrirë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe familja ka nevojë për ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë.

    Njoftimin për ndihmë e ka shpëndarë drejtoresha e Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli.

    Njoftimi i plotë:

    Apel për ndihmë

    Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë dhe posaqërisht qytetarë të Tërpezës

    Florjeta Ajeti është vajza 20 vjeçare nga fshati Tërpezë, e cila ka qenë e përfshirë në aksidentin që ndodhi të enjten në mëngjes (03.12.2020) në rrugën Viti-Kllokot , ku fatkeqësisht në këtë aksident të rënd një qytetar vitias ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar.

    Florjeta i është nënshtruar operacionit dhe për momentin është duke u trajtuar në QKUK.
    Ajo rrjedh nga një familje me kushte të vështira sociale dhe i duhet ndihma e të gjithëve.
    Qytetarët vitias njihen për solidaritet e humanizëm, prandaj ndihma nuk do t’i mungoj as Florjetës.

    Të gjithë ata që dëshirojnë t’i ndihmojnë familjes, këtë mund ta bëjnë në llogarinë bankare:

    Kasim Ajeti (babai i Florjetës)
    NLB BANKA

    Llog . 1702003021547739,
    si dhe

    adresa e dërgimit të ndihmave është te Market “Argjendi”-Tërpezë.
    Numri i tel. 044/ 667-570

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!