Një vajzë e moshës 20 vjeçare ka tentuar të kryej vetëvrasje, duke përdorur sasi të tepruar të barërave.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në komunën e Ferizajt. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Dje policia rreth orës 09:00 ka pranuar një informacion se një femër e moshës 20 vjeçare ka përdorur sasi të tepruar të barërave . Ajo pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në qendrën emergjente në Ferizaj, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, ka thënë Veseli.
Ai ka theksuar se rasti është në procedurë të mëtejmë hetimore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.