×
  • Lajme
  • Lajme

    20-vjeçarja që u dhunua nga vjehrri jep deklaratën tronditëse: Ai tentonte të më linte shtatëzënë

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 17:15

    Një 20-vjeçare me inicialet R.K nga Peja ishte rrahur në mënyrë sistematike nga bashkëshorti me inicialet B.M me të cilin është e martuar tash e dy vite.


    Madje, nga rrahja që kishte marrë nga burri i saj e kishte quar atë në alivanosje. Për shkak të problemeve me burrin ishte detyruar të përdorte edhe qetësues.

    Por, këto nuk janë arsyet pse R.K i është drejtuar policisë së Kosovës për të kërkuar ndihmë.

    Atë e kishte ngacmuar seksualisht vjehrri i saj me inicialet I.M në shtëpinë e tyre në Pejë raporton gazeta Objektiv.

    Madje ky i fundit kishte tentuar që me dhunë ta lë shtatzënë të rejën e tij. Deklaratë që ajo ka dhënë në stacionin e policisë e ka siguruar gazeta Objektiv.

    “Arsyeja që unë kam ardhë në Polici është se tani m’u kanë fillu me mu paraqit probleme edhe me vjehrrin tim, i cili një ditë derisa ishte në shtëpi, para ditëlindjes sime me datën 14.01.2020 deri sa në shtëpi kam qenë unë e vetme së bashku me djalin e kunatit tim i  moshës 3-4 vjeçare, vjehrri im Isufi më ka puthë në buzë dhe rreth qafës, unë i kam reagu me fjalët se çka je ka bon kështu dhe jam munduar të largohem prej tij”, ka deklaruar R.K.

    20 vjeçarja ka deklaruar se për ngacmimet nga vjehrri i saj posedon edhe video incizime në telefon.

    “Unë kam arritë që të bëjë incizim me telefonin tim, fjalët e vjehrrit i cili i drejtonte ka unë, këto dhe disa nga videot e tjera të cilat unë i kam në telefon e poashtu ia kam dërguar motrës time në Prishtinë. Ku ai ka kërkuar nga unë që të kemi marrëdhënie seksuale, që unë me mbet shtatzënë me të, e ai më thojke që veç na me e provu se nuk është kurgjë, krejt këto janë të incizuara në tel. Ai insistojke me fjalët, çka bohet me e provu me kry marrëdhënie mes vete. Unë i thosha se çka janë këto fjalë, kjo është tmerr, çka je ka lyp ti prej meje, qysh mundesh me lyp diçka ashtu marre po më vjen mu prej teje çka je ka thush”, tha ajo.

    Pos ngacmimeve nga vjehrri, vajza nga Peja thotë se ishte rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj, për të cilin e kishte lënë familjen për tu martuar me të.

    “Unë në mënyrë sistematike (herë pas here) kam qenë e rrahur fizikisht nga bashkëshorti im, problemet kanë filluar kryesisht kur unë ia kontrollojsha telefonin atij, dhe ia gjejsha bisedat me femrat e tjera, aty fillojke edhe debati mes neve, ai më suklmonte dhe më goditte me grushta. Shprehinë më të madhe e ka pasë të më godas edhe me dy duar, ka pasë raste që për shkak të dhunës më ka qit në të ligt (jam alivanosë) prej të goditurave”, përfundoj R.K.

    Për veprat ngacmim seksual edhe dhunë ne familje të shtunën babë e bir u arrestuan nga policia. Por, Gjykata Themelore në Pejë, të hënën ua ka caktuar atyre vetëm masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. /Objektiv/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!