×
  • Lajme
  • Lajme

    20 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit, kështu ishte dhënë lajmi për arrestimin e tij

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 9:49

    Në Prill të vitit 1999, Albin Kurti ishte arrestuar nga forcat serbe bashkë me babain e tij, Zaim Kurtin dhe vëllaun, Arianit Kurtin.

    Lajmin në atë kohë e kishte dhënë edhe Televizioni shqiptar TVSH, i cili ishte dritarja e vetme e informimit televiziv për shqiptarët e Kosovës, shkruan Magazina.al

    Në atë kohë, moderatori Mustaf Muçaj, dëgjohet duke dhënë lajmin për arrestimin në familjen Kurti.

    “Burimet tona nga Prishtina, na njoftojnë se tash e 10 ditë janë arrestuar nga forcat serbe, Zaim Kurti, anëtar i Kryesisë së Lëvizjës Demokratike Shqiptare dhe dy bijtë e tij, Albin Kurti, veprimtar i dalluar studentornë Prishtinë dhe sekretar i zyrës së Adem Demaçit dhe Arianit Kurti student i vitit të tretë në fakultetin teknik në Prishtinë. Nuk ka informacione për fatin e të arrestuarve”, thuhet në lajmet e vitit 1999 në TVSH.

    Ndonëse vëllai dhe babai i tij ishin liruar më pas, Albini më 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe ku aty u mbajt deri 7 dhjetor 2001 kur u lirua pas presionit ndërkombëtar.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, 20 vjet më parë do të lirohej nga burgjet serbe ku po mbahej për më shumë se dy vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!