×
  • Lajme
  • Lajme

    200 euro gjobë për transportin ilegal të drunjve në Shtërpcë

    Reporteri
    08 Prill 2024 | 17:58

    Policia e Kosovës e ka gjobitur me 200 euro një 32-vjeçar në fshasin Sushicë të Shtërpcës pasi është kapur duke transportuar ilegalisht drunj.

    “Me datën 06.04.2024 rreth orës 20:00 në fshatin Sushicë të Shtërpcës policia e stacionit në Shtërpcë ka ndaluar shoferin R.S (M/K) i moshës 32 vjeçar,  i cili me automjetin Mercedes furgon me targa vendore po trasportonte drunjë ilegalisht. Gjatë kontrollimit të dokumentacionit ka rezultuar që automjeti ishte pa regjistrim që nga data 05.09.2023”, ka njoftuar policia.

    Në lidhje me këtë janë njoftuar zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar një fletëparaqitje për transportin ilegal të drunjve dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjve.

    “Ndërsa, policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 dhe ka konfiskuar automjetin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!