Gazeta Online “Reporteri.net” është media e parë që ka raportuar dje se si në laboratorin privat “Medical&Laboratory Services” i cili është në pronësinë e vajzës së Blerim Devollit, Vlera Devollit, testi për coronavirus RT PCR kushton hiç më pak se 200 euro.
Zyrtarë të Autoritetit të Konkurrencës kanë thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se nëse laboratori në fjalë vendosur çmim në vlerë prej 200 euro për test PCR dhe e ka deklaruar një çmim tjetër në AKK, ky laborator potencialisht ka bërë këto shkelje ligjore dhe mund të mbyllet.
Valon Prestreshi, kryetar i Autoritetit të Konkurencës ka thënë për Reporteri.net se nëse laboratori në fjalë ka vendosur çmim në vlerë prej 200 euro për test PCR dhe e ka deklaruar një çmim tjetër në AKK, ky laborator potencialisht ka bërë vepër penale-mashtrim dhe disa shkelje të tjera ligjore.
“Kam pranuar dhjetra ankesa nga ju, se njëra nga laboratorët e licensuar ka kryer shërbimin e PCR për Sarc Cov 2 në vlerë prej 200 euro. Siç jeni të gjithë të njoftuar, AKK është duke e monitoruar këtë proces me kujdes, dhe posedon listën e çmimeve të secilit laborator të licensuar. Siç jeni të gjithë të njoftuar, AKK këtë shërbim e ka cilësuar si aktivitet ekonomik të interesit publik e rrjedhimisht interesit shtetëror. Tani, nëse laboratori në te cilin ju jeni ankuar ka vendosur çmim në vlerë prej 200 euro për test PCR dhe e ka deklaruar një çmim tjetër në AKK, ky laborator potencialisht ka bërë këto shkelje: Mashtrim – vepër penale, Autoriteti mund të ushtroj kallxim penal ne prokurorinë speciale nësëe është konsumuar vepra penale Mashtrim, kKa vendosur AKK në lajthitje dhe ka ofruar informacione të pa sakta – personi përgjegjës denohet 1000-3000 euro, dhe ndërmarrja denohet deri ne 2% të qarkullimit vjetor, ka kryer shpërdorim të pozitës dominuese, mund të denohet deri në 10% të qarkullit vjetord dhe Autoriteti në javen ne vijim, mund ta përdor instrumentin ligjore, masat e përkohshme- mbyllje të veprimatarisë deri ne 6 muaj”, ka thënë Prestreshi për Reporteri.net.
Pas raportimeve, ka reaguar kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut. /Reporteri.net/.