×
  • Lajme
  • Lajme

    200 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalin e Pejës, 41 prej tyre në gjendje të rëndë

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 13:07

    Në spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 200 pacientë me COVID-19, ku 41 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.


    Kështu kanë bërë të ditur nga spitali i Pejës, ku kanë thënë se 41 pacientë prej totalit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Reporteri.net

    Sipas njoftimit, 8 prej pacientëve janë në CPAP, teksa i është bërë apel qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten.

    Njoftimi i plotë:

    Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19 më datë 8.09.2021:

    ✓200 pacientë janë të shtrirë;

    ✓160 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

    ✓ 8 pacientë janë në CPAP;

    ✓ 41 pacientë ne gjendje të rëndë;

    ✓19 pacientë të pranuar

    ✓21 pacientë të shëruar.

    Mbroje vetën vaksionohu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!