Më 10 tetor 2008, në mbrëmje, Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë ishte mbushur plotë. Brohoritje të pazakonshme për kohën moderne nuk ndaleshin. Një ish prijës i Shqipërisë komuniste, Ramiz Alija kishte arritur në kryeqytetin e Kosovës, për të folur për “kontributin e diktatorit shqiptar për Kosovën”, shkruan Reporteri.
“Enver Hoxha, Enver Hoxha..”, brohsoriste e duartrokiste turma, gjersa plotë të moshuar e në moshë te mesme e përqafonin më shumë dashuri Ramiz Alinë, që kishte zëvendësuar Hoxhën pas vdekjes.
E organizuar si akademi politike, takimi ishte thirrur nga Klubi Politik ‘Afrim Zhitia’. Në këtë ditë shënohej edhe 100 vjetori i lindjes së diktatorit shqiptar, gjatë regjimit të së cilit u vranë mijëra njerëz e Shqipëria e u izolua tërësisht nga bota.
Plot zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës në atë kohë, kishin marrë pjesë në këtë simpozium. Në një video të publikuar nga një faqe në Facebook me emrin ‘Enveristet’ shihet atmosfera e fillimit, shkruan Reporteri. Video nga kjo ngjarje ka edhe në Youtube të publikuara na vetë klubi politik në fjalë.
Video: KETU
Në rreshtin e parë shihet Hydajet Hyseni, dikur deputet i PDK-së po tash e një kohë është anëtar i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje. Shihet poashtu edhe Gani Krasniqi, dikur në PDK po që një kohë të gjatë në Vetëvendosje, madje edhe kandidat për deputet. Aty shihet edhe një ish deputet i PDK-së, Berat Luzha.
Reporteri.net ka pyetur zyrtarë të VV-së të cilët kanë thënë se në këtë takim kishin marrë pjesë edhe deputetë aktual të VV-së, e zyrtarë të tjerë, por nuk kemi mundur ta verifikojmë saktë një gjë të tillë. Për këtë do të hulumtojmë në ditët në vazhdim.
Një nga zyrtarët e VV-së që e ka pranuar se ka qenë enverist është edhe Hysamedin Feraj nga dega në Tiranë. Ky zyrtar madje ditë më parë sulmoi gazetarët vetëm pse kritikonin pushtetin e Kurtit. Ndaj tij reaguan organizata vendore e ndërkombëtare por nuk ka reaguar shefi i tij.
Feraj në rininë e tij kishte marrë pjesë në varrimin e Enver hoxhës dhe për këtë Reporteri ka publikuar edhe një video kur ai përshëndetë me grusht.
Hydajet Hyseni ka qenë gjatë në PDK dhe i burgosur politik. Që shumë kohë ai është në Vetëvendosje dhe ka qenë edhe deputet i saj. Shpesh ai udhëheq edhe mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së./Reporteri