×
  • Lajme
  • Lajme

    2021-ta nis me dhunë në familje, për tri ditë 12 raste

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 12:02

    Dhuna në familje ka vazhduar edhe në fillim të vitit 2021, shkruan Reporteri.net.


    Për tri ditët e para të vitit që sapo hymë, Policia ka raportuar për 12 raste të dhunë në familje në Kosovë.

    Këto janë rastet e dhunës për të cilat ka raportuar Policia e Kosovës për fillmvit.

    DHUNË NË FAMILJE

    · Prishtinë 03.01.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte pasur sjellje agresive ndaj nënës dhe familjes së tij. Te dyshuarit i është konfiskuar një thikë dhe pasi që i njëjti nuk qëndron mirë me shëndetin mendor, i njëjti është dërguar në psikiatri. Rasti mbetet nën hetime.

    · Prishtinë 03.01.2021 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka marrë tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Thika e cila është përdorur është konfiskuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të ndalet për 48 orë.

    Lipjan 03.01.2021 – 16:15. Ankuesja femër kosovare raporton se ka pasur dhunë psiqike dhe fizike nga bashkëshorti i sajë, i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.

    DHUNË NË FAMILJE

    Prizren 03.01.2021 – 14:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Është intervistuar i dyshuari i cili ka pohuar e ka sulmuar viktimën pasi që ai ka kryer vjedhje. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    03.03
    DHUNE FAMILJARE
    Gjilan, 02.01.2021-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht tre viktimat , dy prindërit dhe vëllain e tij. Nuk raportohet për e lënduar. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

    DHUNË FAMILJARE
    Malishevë 02.01.2021 – 13:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. Viktima pas intervistimit me dëshirë ka shkuar te prindërit e saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    02.01
    DHUNË FAMILJARE
    Fushë Kosovë 01.01.2021 – 16:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, është duke ushtruar dhune psiqike dhe ndihet e frikësuar nga i njëjti, pasi që është duke pranuar telefonata dhe SMS kërcënues. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    DHUNË FAMILJARE
    Istog 01.01.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    DHUNË FAMILJARE
    Gjakovë 01.01.2021 – 01:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara lirohet në procedurë e rregullt.

    01.01
    DHUNË FAMILJARE
    Prishtinë 31.12.2020 – 00:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, janë rrahur mes veti. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

    DHUNË FAMILJARE
    Prizren 31.12.2020 – 18:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka kanosur babain e tij mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    DHUNË FAMILJARE
    Malishevë 31.12.2020 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!