×
  • Lajme
  • Lajme

    208 të vdekur nga coronavirusi brenda muajit në Kosovë

    Reporteri
    03 Gusht 2020 | 23:59

    Që nga muaji mars kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më sot kanë vdekur 256 persona nga ky virus.


    Në periudhën e fundit në Kosovë është regjistruar një numër rekord i të infektuarve me koronavirusin e ri, si dhe një numër në rritje i vdekjeve si pasojë e sëmundjes COVID-19.

    Korriku ka qenë muaji më vdekjeprurës në Kosovë për të infektuarit me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

    Prej raportimit të rasteve të para më 13 mars, Kosova ka mbi 9 mijë persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 256 kanë vdekur.

    Vlen të theksohet se sipas të dhënave të IKSHPK-së, më 30 korrik ka qenë numri më i madh i vdekjeve në Kosovë, ku kishin vdekur 16 persona.

    Më poshtë ju sjellim grafikën e përgatitur nga Radio Evropa e Lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!