Policia në Ferizaj ka gjobitur një 21-vjeçare e cila në rrugën “Driton Islami”, ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ajo ka drejtuar veturën e saj me shpejtësi 112 km/h, shkruan Reporteri.net.
Policia i ka shqiptuar gjobë në vlerë 300 euro dhe tri pikë negative, si dhe i është marrë leja për 6 muaj.
Komunikata:
Ndëshkohet shoferja për tejkalim shpejtësie në Ferizaj
Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datë 28.04.2025, rreth orës 12:20, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar një shofere me inicialet S.H., 21 vjeçe, e cila po drejtonte një veturë të tipit VW Golf me targa vendore.
E njëjta është kapur duke qarkulluar me shpejtësi prej 112 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 50 km/h.
Për këtë kundërvajtje, ndaj saj është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, janë dhënë 3 pikë negative, si dhe është caktuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 6 muajsh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.
Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat e emergjencës: