×
  • Lajme
  • Lajme

    21 vjet nga themelimi i PDK-së, Veseli: Në zgjedhjet e ardhshme do të jemi fitimtarë

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 10:19

    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës sot në 21 vjetorin e themelimit të partisë që udhëheq ka uruar të gjithë anëtarët e partisë dhe ka shprehur urime të veçanta për themeluesit e partisë.


    Ai ka shkruar se PDK i ka prirë proceseve të rëndësishme dhe ka luajtur rol protagonist në rindërtimin e pasluftës, shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e institucioneve të para shtetërore.

    “Në pamundësi për të festuar bashkë për shkak të pandemisë, ju uroj të gjithëve në distancë : Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike të Kosovës!”, shkruan Veseli.

    Ky është postimi tij:

    Në këtë përvjetor të 21-të të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë që të uroj përzemërsisht të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj kudo ku ndodhen. Në këtë ditë të shënuar urime të veçanta i dërgoj themeluesve të partisë, të cilët hodhën hapat e parë të kësaj organizate politike në kushte shumë të vështira. Po ashtu përulem me mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar në sukseset e partisë sonë, por që sot nuk janë më mes nesh. Padyshim nderimet më të mëdha i takojnë qytetarëve të Kosovës, që i kanë besuar partisë sonë dhe që vazhdojnë ta shikojnë atë si garanci të konsolidimit të pavarësisë, të zhvillimit të ekonomisë e demokracisë si dhe të orientimit Euro-Atlantik të Kosovës.

    Partia Demokratike e Kosovës i ka prirë proceseve më të rëndësishme të vendit dhe ka luajtur një rol protagonist në rindërtimin e pasluftës, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin nga e para të institucioneve shtetërore. Ajo vazhdon të kontribuojë për vendin si parti opozitare shembullore konstruktive që ngre lartë zërin për interesat e qytetarëve dhe vë para përgjegjësisë e kërkon llogari nga qeveria, në mënyrë që ajo të përmbushë siç duhet detyrat e saj. Ndërkaq partia jonë vazhdon reformat e saja të brendshme që se shpejti do ta rikthejnë fitimtare në garat e ardhshme zgjedhore.

    Në pamundësi për të festuar bashkë për shkak të pandemisë, ju uroj të gjithëve në distancë : Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike të Kosovës!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!