×
  • Lajme
  • Lajme

    22-vjeçari arratiset nga salla e gjyqit, i shpëtoi policit nga duart pasi e shtyu duke e lënë të lënduar

    Reporteri
    14 Shkurt 2025 | 13:06

    Një 22-vjeçar është arratisur sot nga Pallati i Drejtësisë, pas përfundimit të seancës gjyqësore, merr vesh Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas burimeve, personi që është arratisur është L.H. dhe se i njëjti gjatë ikjes e ka shtyrë policin, të cilit i ka shkaktuar lëndime në këmbë. Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.

    I njëjti ka ikur në drejtim të objekteve të banimit “Ariani Company”,  në drejtim të “Princesha”, dhe ka qenë i veshur me të bardha.

    Reporteri.net do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!