Një 22 vjeçar është vrarë mbrëmë në fshatin Nec të Gjakovës. Fillimisht nga Policia është raportuar se ishte vetëvrasje, por se në një përgjigje sot, ata kanë deklaruar se lidhur me rastin është arrestuar një person.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj, ka thënë për KOHËN se motivi i vrasjes dyshohet të jetë një fjalosje mes viktimës D.GJ dhe të dyshuarit, D.P 25 vjeçar.
“Mbrëmë rreth orës 19:50 Policia në Gjakovë nga spitali Rajonal, është njoftuar për një rast vrasje në fshatin Nec. Njësitet policore të Stacionit Policor dhe Hetimeve Rajonale i janë përgjigj rastit. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe bastisjes së një lokacioni policia ka sekuestruar 4 armë dhe ka shoqëruar 2 persona në cilësi të dëshmitarëve ndërsa një person është arrestuar në cilësi të të dyshuarit. Trupi i pajetë i viktimës D.GJ 22 vjeçar me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML ndërsa i dyshuari D.P 25 vjeç ndalohet për 48 orë. Motivi i vrasjes është fjalosje në mes të dyshuarit dhe viktimës”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.