Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se 22-vjeçari që ka vdekur në aksident komunikacioni është nga fshati Ratkoc.
A.H ka vdekur të premten në në Portogruaro të Venecias. I vdekur ka mbetur edhe një shqiptar nga Shqipëria dhe një italiane.
“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Itali e të riut 22 vjeçar, A.H nga Ratkoci. Edhe më tragjik e bën fakti që muaj më parë, poashtu në aksident komunikacioni, vdiq edhe vëllai i tij 18 vjeçar, A.Hi! Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes H.!”, ka shkruar Latifi.