Për arsye deri më tash të panjohura edhe për Policinë e Kosovës një vajzë 22vjeçare nga fshati Tërpezë e Vitisë ka ikur nga shtëpia. Por, largimi i saj i ka hapur shumë telashe familjarëve të saj me Policinë, shkruan Reporteri.net.
Ndaj babait të 22 vjeçare është iniciuar rasti ‘Sulm”. Mehdi. L nga fshati Tërpezë e Vitisë pas shumë insistimeve në telefon kishte dalë bashkë më djalin dhe nipin dhe e kishte marrë me forcë nga Shtimja për në shtëpi të bijën.
Por, dëshmitarët e kanë lajmëruar Policinë në Shtime se në parkingun e një marketi ishte rrëmbyer një vajzë.
“Policia në Sht8ime është njoftuar se një femër është rrëmbyer në rr “Adem Jashari” në parkingun e një marketi. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe pas një kohe përmes veprimeve operative kanë arritur të kuptojnë se viktima është A. L dhe e kanë kuptuar se ajo ndodhet në shtëpinë e saj në fshatin Tërpezë. Në bashkëpunim me me stacionin e Vitisë është arritur të shoqërohet viktima të cilën e kanë interviustuar dhe nga kanë kuptuar se ajo ishte marrë me forcë nga babai, vëllai dhe djali i axhës”, ka thënë një burim i Reporteri.net në Policinë e Kosovës.
Më pas Policia ka intervistuar në cilësinë e të dyshuarit babain e 22 vjeçares, i cili ka deklaruar se pas disa tentimeve pas sukses që përmes telefonit për ta kthyer vajzën e tij në shtëpi, ka vendosur që të shkojë në Shtime dhe ta marrë të bijën me apo pa dashje.
“Ai bashkë me djalin dhe nipin e ka marrë me forcë vajzën dhe e ka kthyer në shtëpi”, ka thënë ky burim i Reporterit.
Dy të dyshuarit e tjerë ende nuk janë intervistuar.
Ndaj burrit i cili e morë të bijën me forcë është iniciuar rasti sulm dhe i njëjti vazhdon në procedurë të rregullt. Pas intervistimit nga Policia, vajza me dëshirën e saj ka pranuar të kthehet sërish në shtëpi./Reporteri.net