Në uebfaqen zyrtare të Kryeministrit të Republikës së Kosovës janë publikuar emrat e kabinetit qeveritar përfshirë edhe këshilltarët e kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Disa nga këshilltarët e emëruar, kryeministri në detyrë i kishte prezantuar përmes fotografive në rrjetin e tij social Facebook, ndërsa disa nga emrat janë publikuar për herë të parë në uebfaqen zyrtare.
Këshilltarët e emëruar nuk e kanë të publikuar biografinë e tyre dhe funksionet të cilat i kanë kryer në të kaluarën.
Këta janë këshilltarët e kryeministrit në detyrë Albin Kurti: Agon Hamza, Arianit Beqiri, Arta Berisha, Aziz Bici, Cvetko Veljkovic, Dorotea Deshishku, Driton Tali, Durim Berisha, Elvis Hoxha, Erzen Vraniqi, Fëllanza Podrimja, Furtuna Sheremeti, Ismail Hakki Ustaibo, Jeton Zulfaj, Luan Dalipi, Milot Cakaj, Nora Kelmendi, Patrik Domi, Përparim Kryeziu, Shenaj Shala, Tienmu Ma, Valë Gjonbalaj-Azemi, Xhevdet Neziraj./Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.