×
  • Lajme
  • Lajme

    24 policë humbën jetën si shkak i Covid-19

    Reporteri
    06 Shtator 2021 | 10:54

    Me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës është mbajtur ceremoni solemne.


    Fillimisht u bën homazhe pranë lapidarëve të policëve të rënë në krye të detyrës, shkruan Reporteri.net

    Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo ditë do festohej ndryshe, por që si pasojë e pandemisë ishin të obliguar që organizimi të jetë simbolik.

    Në vazhdën e kësaj dite, ministri Sveçla ka bërë të ditur se si pasojë e Covid-19, 24 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë vdekur, kurse 7 912 janë vaksinuar edhe 1 268 janë në radhë për t’u vaksinuar.

    “Sot është një ditë e shënuar, duke kremtuar kështu 6 shtatorin e vitit 1999-të me pranimin e kadetëve të parë. E sot numërojmë me mbi 9 mijë policë. Në këtë ditë kemi menduar të festojmë ndryshe këtë ditë duke bërë që nga pandemia të festohet me kufizime”.

    “Nga 1 vit e gjysmë pandemi Policia gjithmonë ka qëndruar ne front vetëm e vetëm që të mbrojnë qytetarët, dhe fatkeqësisht kemi 24 policë te vdekur nga pandemia”, tha Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!