×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    24 vjeçari e denoncon në Polici agjensionin “punësohu.eu”, e mashtruan për vizë pune në Gjermani

    Reporteri
    15 Mars 2024 | 22:47

    Pre e mashtrimit të agjensionit “punësohu.eu” ka rënë edhe një 24 vjeçar.

    24 vjeçari ka raportuar në Policinë e Kosovës se ky agjension ia ka marrë 500 euro dhe e ka mashtruar për tri vjet se do të ia bëjë një vizë pune në Gjermani.

    Burime të gazetës online Reporteri.net brenda organeve të sigurisë bëjnë me dije se 24 vjeçari ka thënë Policisë se ia ka dhënë kësaj komapnie 500 euro për shërbimin e kërkuar.

    Prokurori  ka vendosur që të iniciohet rasti “Mashtrim”.

    Policia është duke i vazhduar hetimet.

    Gazeta online Reporteri.net ka raportuar më parë edhe për një rast mashtrimi nga ky agjension.

     

    Qytetari denoncon në polici agjensionin “punësohu.eu”, e mashtruan për vizë pune: Ia morën 1000 Euro, s’u lajmëruan kurrë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!