Një 24-vjeçar në Ferizaj sot i është marrë patentë-shoferi dhe është gjobitur me 300 euro, pasi ka vozitur 129 kilometra në orë, në zonën 50, shkruan Reporteri.net.
Njoftimin e ka dhënë Policia e Kosovës.
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor më 6 janar 2024, rreth orës 20:56, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në Babush, ka ndaluar ngasësin e automjetit E.H. (24), pasi në zonën e kufizimit prej 50 kilometrash në orë, ka zhvilluar shpejtësi 129 kilometra në orë.
Policia ka shqiptuar gjobë për 24-vjeçarin prej 300 eurosh, tri pikë negative, tre muaj masë mbrojtëse dhe heqje e patentë-shoferit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te ngasësit e automjeteve të respektojnë shenjat e trafikut, pasi veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Po ashtu, fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke njoftuar çdo rast përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” ose të thërrasin në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, ndërkohë që të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.