Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit konkretisht në rrugën “Isa Boletini”, ku një person u ther me thikë.
Personi i lënduar u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit dhe më pas u transferua në QKUK për ekzaminim të mëtutjeshëm.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, për gazetën online Reporteri.net tha se 24-vjeçari pas trajtimit në Qendrën Emergjente, është transferuar në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.
“Është trajtuar në Qendrën, më pas është transferu në MIQ për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla për Reporteri.net.
Për rastin, Policia e Kosovës bëri të ditur se ende nuk ka të arrestuar.
“Rr. Isa Boletini, Gjilan 13.11.2024-20:21. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/
Policia në kërkim të të dyshuarit për therjen me thikë në Gjilan