×
  • Lajme
  • Botë

    24-vjeçari shqiptar vritet me thikë në Gjermani

    Reporteri
    16 Qershor 2022 | 22:59

    Një 24-vjeçar shqiptar ka vdekur të enjten në Hamburg të Gjermanisë pas një përleshjeje me thika me disa maqedonas.

    Ngjarja ka ndodhur pas takimit që patën rreth 5 persona në një rrugë në Hamburg.

    Sipas raportimit të mediave gjermane dy prej tyre kanë nxjerrë thikat duke goditur njëri tjetrin.

    Si pasojë e plagëve të marra në kokë, i riu shqiptar nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve pasi u dërgua me urgjencë në spital.

    Edhe 36-vjeçari maqedonas ka një lëndim në kokë derisa raportohet se një shok i këtij të fundit ka marrë plagë të rënda.

    Edhe dy persona tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje janë arrestuar.

    Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por autoritetet gjermane supozojnë se të përfshirët në ngjarje janë njohur edhe më parë njëri-tjetrin.

    “Ne supozojmë se ka pasur një mosmarrëveshje midis personave të përfshirë në ngjarje prej kohësh,” tha zëdhënësja e policisë Sandra Levgrün.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!