Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 24 vjetorin e Masakrës së Rezallës tha se forcat e armatosura të Serbisë në përpjeke të zhdukjes së krimit, i rrëmbyen kufomat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kreu i Qeverisë në një postim në Facebook tha se disa nga kufomat u gjetën të groposura në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës në Serbi.
“Para 24 vitesh, 98 burra dhe djem të rinj u pushkatuan në Rezallë, nga forcat e armatosura të Serbisë. Në përpjekje të zhdukjes së krimit, i rrëmbyen kufomat. Disa u gjetën të groposur në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës, në Serbi, tha Kurti.
Kryeministri i vendit u shpreh se e vërtat e 5 prillit të vitit 1999 nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive e siç thekson ai nuk mund të lejohet harresa të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë.
“E vërteta e ditës së 5 prillit të vitit 1999, nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive.
Nderojmë sot kujtimin e të vrarëve dhe të zhdukurve me dhunë në Rezallë. Nuk mund të lejojmë harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë. Nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi”, shkroi i pari i Qeverisë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.