×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamishi i reagon Vjosa Osmanit që nuk e përmendi UÇK-në: Qytetarët ta kuptojnë urrejtjen patologjike të kësaj gruaje të re

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 12:11

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka injoruar UÇK-në në fjalimin e saj për Ditën e Çlirimit.


    Sipas tij, fjalimi ishte skandaloz pasi u injoruan edhe mijëra dëshmorë të rënë më emblemën e UÇK-së, shkruan Reporteri.net.

    I njohuri si Kamishi, ka thënë se qytetarët duhjet ta kuptojnë, siç thotë ai, urrejtjen patologjike për UÇK-në të “kësaj gruaje të re e të mbushur me aq pezëm ndaj njerëzve të luftës”.

    Publikimi i plotë i Kamishit:

    Fjalimi skandaloz i Vjosa Osmanit në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në Ditën e Çlirimit.
    Ajo me vetëdije të plotë, në fjalimin e saj injoroi tërsisht rolin e UÇK-së në çlirimin e vendit.
    Vjosa injoroi mijëra deshmorë të rënë në fushëbetja me emblemën e UÇK-së.
    Pa luftën e UÇK-së nuk do të kishte Ditë të Çlirimit, nuk do te kishte as aleancë te Kosovës me NATO-n, as nuk do te kishte mundësi qe Vjosa të ulej në ulsen e Kuvendit aq ma tepër si kryetare mosmirënjohëse.

    Tani vetë qytetarët le ta kuptojnë nga rrjedhë gjithë kjo urrejtje patologjike për UÇK-së e kësaj gruaje të re e të mbushur me aq pezëm ndaj njerëzve të luftës së fundit.
    Turp çfarë kryetare Kuvendi ka Republika e Kosovës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!