Në dosjen e prokurorisë me audio dhe video dëshmohet se fermerët janë detyruar të japin deri në 30 mijë euro për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë.
Nëntë prej njëmbëdhjetë të dyshuarve për manipulimin me subvencione do të qëndrojnë në paraburgim. Ndërsa, dy të tjerët në arrest shtëpiak.
Në kërkesën e prokurorisë, ka prova të qarta se fermerëve iu kërkohej ryshfet për të marrë subvencione nga Ministria e Bujqësisë, pa plotësuar kriteret.
Ndërsa, ata që plotësonin kriteret refuzoheshin.
Në një material të siguruar nga RTK, të dyshuarit bënin plane që ta vazhdonin për të përfituar edhe në vitin 2021, në shumën prej 25 mijë euro për secilin aplikues.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.