Në Kosovë numri i të prekurve me coronavirus ka arritur në 2 mijë e 991, prej tyre 257 profesionistë shëndetësor.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se deri më tani në tërë vendin janë 2 mijë e 991 persona të prekur me coronavirus, ku fatkeqësisht 56 prej tyre kanë ndërruar jetë dhe 1 mijë e 644 janë shëruar, përderisa 1 mijë e 293 raste janë aktive.
Në bazë të një tabele që ka përpiluar IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë janë gjithsej 257 profesionistë shëndetësor të prekur me coronavirus.
Sipas kësaj tabele të infektuar janë 2 fizioterapeutë, 2 teknik të farmacisë, 5 farmacistë, 13 infermierë por që këta nuk janë duke punuar në ndonjë institucion shëndetësor publik, kurse numri i infermierëve të infektuar e që punojnë në institucione shëndetësore është 129.
Po ashtu ka edhe mjekë të infektuar me coronavirus. Sipas kësaj tabele janë 95 mjekë të prekur me coronavirus të cilët edhe punojnë në institucione shëndetësore kurse 11 të tjerë që janë të prekur nuk punojnë në ndonjë institucion shëndetësor publik.
Vlen të theksohet se në bazë të këtyre të dhënave, nuk ka asnjë të vdekur dhe se shumica prej tyre janë shëruar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.