×
  • Lajme
  • Lajme

    26 rastet e konfirmuara dje, shifra më e lartë që nga 26 prilli

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 8:08

    Numri i të infektuarve në Kosovë deri tani ka arritur në 1,110, derisa janë shëruar 843 persona, dhe janë konfirmuar 30 viktima.


    Me 1 qershor zyrtarisht filloi faza e tretë e lehtësimit të masave, ku kafiteritë dhe bizneset e shumta rifilluan punën e tyre.

    Ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë me 20 qershor do rishikohet gjendja, dhe ndikimi i lehtësimit të masave që është krijuar deri tani.

    Komuna më e prekur vazhdon të jetë Prizreni me 135 raste, dhe me 67 të shëruar. Ndërsa menjëherë pas Prizrenit vie Ferizaji, Vushtrria dhe Prishtina.

    Në Kosovë deri tani janë 237 raste aktive.

    Me rastet e djeshme të konfirmuara,ky është numri më i madh i rasteve që nga 26 prilli.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!