×
  • Lajme
  • Lajme / Ndërhyrja e NATO-s

    26 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

    Reporteri
    11 Qershor 2025 | 7:30

    Sot bëhen 26 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb mbi Kosovën.

    Ushtria serbe ishte dorëzuar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e kishin detyruar të nënshkruajë marrëveshjen më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë.

    Marrëveshja ishte nënshkruar nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte në Kosovë.

    Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u ndaluan më 10 qershor, pasi Komandanti i atëhershëm Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar ushtrinë dhe paramilitarët serb të fillonte tërheqjen e plotë nga Kosova.

    Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!