×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    26 vjet nga masakra e familjes Muliqi në Abri të Epërme, Kurti bënë homazhe pranë varreve të tetë martirëve

    Reporteri
    30 Mars 2025 | 16:05

    Sot shënohet 26 vjetori i masakrës së dytë në Abri të Epërme.

    Me këtë rast kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë varreve të tetë martirëve të lagjes Muliqi.

    Në këtë masakër u vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi.

    “Pas masakrës së 26 shtatorit, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, forcat e armatosura serbe më 30 mars 1999, vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi. Katër nga ta ishin nxënës të moshave nga 13 deri 17 vjeç”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!