Për 26-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka publikuar një mesazh përkujtimor, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date për popullin e Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për paqe dhe stabilitet.
Ambasada amerikane, përmes këtij mesazhi, ka ripërsëritur mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën dhe përpjekjet e saj drejt forcimit të institucioneve demokratike, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.
“Sot shënohen 26 vjet që nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. Data 12 qershor 1999 ishte një pikë kthese, një moment që u mundësoi familjeve të zhvendosura të kthehen dhe komuniteteve të fillojnë rindërtimin. Në këtë përvjetor, nderojmë qëndresën e popullit të Kosovës dhe angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje të bazuar në paqe, siguri dhe mirëqenie”, thuhet në postimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.