×
  • Lajme
  • Lajme

    26 vjetori i protestës së minatorëve të Trepçës, Osmani: Ata janë pishtarë të lirisë, dëshmitarë të guximit dhe krenari kombëtare

    Reporteri
    20 Shkurt 2025 | 18:21

    Presidentja e Kosoës Vjosa Osmani, ka shkruar në 26 vjetorin e protestës së minatorëve, kundër shuarjes së identitetit kombëtar.

    Më 20 shkurt 1989, në horizontet e minierës së Trepçës, jehoi zëri i fuqishëm i qëndresës shqiptare. Me shpirtin e pathyeshëm, minatorët nisën një grevë urie që tronditi themelet e padrejtësisë.

    Tetë ditë në galeritë nëntokësore, ata nuk kërkuan pasuri për vete, por të drejtat kushtetuese të Kosovës. Ata protestuan, duke sfiduar një regjim që donte ta shuante identitetin tonë kombëtar.

    Greva e tyre nuk ishte vetëm një akt sindikal, por një shpërthim i ndërgjegjes kombëtare.

    Nderim dhe kujtesë e përhershme për minatorët, të cilët ishin dhe mbeten pishtarët e lirisë, dëshmitarë të guximit dhe krenarisë sonë kombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!