×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    260 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë, në 23 lagje të ndryshme

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 23:12

    Sonte në Komunën e Prishtinës janë paraqitur edhe 41 raste të reja me coronavirus.


    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, tha se për dallim nga rastet e mëhershme rastet e reja manifestojnë simptoma të coronavirusit e disa prej tyre më të theksuara.

    Gashi tha në Rtv Dukagjini se disa ditë më parë kishte persona të infektuar në institucione të ndryshme publike, e që, sipas tij, tashmë rastet janë zgjeruar në familjet e tyre e në disa raste edhe te kolegët e tyre të punës.

    “Vlen të theksohet se nga fillimi i pandemisë në Komunën e Prishtinës kemi 336 raste të regjistruara me COVID-19, ndërsa 260 raste janë aktive të shtrira në 23 lagje të Prishtinës. Praktikisht në gjithë Prishtinën dhe në fshatrat Hajvali e Barilevë”, tha ai.

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se nga data 20-31 mars ka pasur 85 raste ndërsa nga 1 qershori deri më tani janë 251 raste, përcjell Telegrafi.

    “Është një rritje e shpejtë dhe një numër voluminoz për një kohë të shpejtë. Dhe kjo e bënë më shqetësuese situatën pasi kemi një numër të madh të rasteve në komunën tonë”, tha ndër të tjera Bujar Gashi.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!