×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrest shtëpiak për 18 gratë e kthyera nga Siria

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 17:40

    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur lidhur me dy kërkesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër 18 grave të kthyera nga Siria, shkruan Reporteri.net.


    Gjykata thotë se ato dyshohen për shkak të veprës penale Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 par.3 të ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ligji Nr.05/1-002 dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par. 2 i KPK-së.

    “Të pandehurave R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilën veç e veç, duke filluar nga data 24.04.2019 deri me datë 24.05.2019. Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak kundër këtyre të pandehurave bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
    Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak”, thuhet në njoftim.

    Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Kujtojmë se Reporteri.net ishte media e parë që raportoi të premten mbrëma për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria. 32 nga të kthyerit ishin gra, 74 fëmijë dhe katër burra. Këta të fundit u dërguan në paraburgim. /Reporteri.net/.

    ISIS i paguante xhihadistët kosovarë, e pranon gruaja që u kthye nga Siria

    Një prej grave të kthyera nga Siria u martua tre herë në ISIS, dy ish-burrat iu vranë në luftë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!