×
  • Lajme
  • Lajme

    Një prej grave të kthyera nga Siria u martua tre herë në ISIS, dy ish-burrat iu vranë në luftë

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 16:21

    Një prej 32 grave kosovare që të premten u kthyen nga Siria, atje iu vranë dy burra, ndërsa burrin e tretë e ka në burg.


    Kështu ka thënë Fatlume Korça Sekiraqa, avokatja që po e mbron atë karshi dyshimeve të prokurorisë për pjesëmarrje në grup terrorist.

    Sipas avokates, kjo grua ka dy fëmijë dhe në Siri ka shkuar me kërkesën e burrit të saj të parë.

    Ajo nuk tregon emrin e klientes së saj.

    “Që nga viti 2015 klientja ime ka qëndruar më Siri. I ka kërkuar burri i saj me shku për një jetë më të mirë. Edhe po të donte të kthehej nuk ka mundur”, tha ajo.

    Avokatja tregoi se burri i tretë i klientes së saj është në burg.

    “Bashkëshorti i saj i parë është vrarë në front pastaj është detyruar kanë qenë kushtet shumë të vështira është dashur të martohet prapë, burri i tanishëm është në burg. Kjo ndihet e penduar se ka qëlluar në ato rrethana por nuk është penduar që e ka degju fjalën e burrit të vet. Burrin e saj të parë dhe të dytë e kanë vrarë dhe është detyruar të martohet me burrin e saj të tretë që tani për tani është në burg”, citohet të ketë thënë ajo.

    Kjo grua bashkë me pesë gra të tjera sot mbajtën seancën dëgjimore lidhur me masën e sigurisë, në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpiak për të ndërsa këtë e ka kundërshtuar avokatja e saj.

    Sikurse për 6 gratë sot, një ditë më herët Prokuroria kishte kërkuar “arrest shtëpiak” edhe për 10 gratë tjerë të riatdhesuara në Kosovë. Kjo masë të njëjtën ditë u aprovua nga Gjykata.

    Gjithçka çfarë ndodhi mbrëmë në aeroportin e Prishtinës – si u sollën në Kosovë mbi 100 gra dhe fëmijë të xhihadistëve shqiptarë të vrarë në Siri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!