×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Aksidenti në Qyshk

    27-vjeçarja që u godit nga vetura në Pejë në gjendje të rëndë, Drejtori i Emergjencës jep detaje

    Reporteri
    01 Prill 2025 | 23:52

    Një 27-vjeçare është goditur sot me veturë në fshatin Qyshk të Pejës. Shkaku i lëndimeve të rënda, ajo është përcjellë për trajtim në Emergjencë në Prishtinë.

    Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka deklaruar për Reporteri.net se gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë.

    Ai ka bërë me dije se e njëjta është në sallë të operacionit.

    “Ajo është sjellë në Qendrën Emergjente, me traumë shumë të rëndë. Janë kryer ekzaminimet e duhura, është trajtuar gjer më tani në QE. Tani është në sallë të operacionit në QE nga ekipet kujdestare të anestezionit, Abdominale dhe Neurokirurgjisë. Gjendja është e rëndë dhe jo stabile”, ka deklaruar Syla për Reporteri.net.

    I dyshuar për këtë aksident është një zyrtar policor. Në njoftimin e IPK’së thuhet se ai ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë civile. I njëjti është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë për “rrezikim të trafikut publik”.

    “IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë në fshatin Qyshk, ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 ku janë përfshirë një automjet (të cilën ishte drejtuar zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare) dhe një këmbësore . Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit si dhe njësitet tjera relevante policore, përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Aksidenti në Pejë ku u godit 27-vjeçarja, i dyshuari zyrtar policor – IPK jep detaje

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!