Nëntori për ne shqiptarët nuk është vetëm muaji i njëmbëdhjetë i vitit , me të na lidhin shumë ngjarje të mëdha historike, është datë e lindjeve dhe e vendimeve të mëdha kombëtare
Është 28 Nëntori i Flamurit tonë Kombëtar, është data e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari si dhe dalja e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa festa e flamurit kombëtar po afron, për këtë kanë nisur përgatitjet edhe në disa fshatra të Kosovës.
Janë qytetarët ata që në mënyrë vullnetare po organizojnë aktivitete të ndryshme dhe po zbukurojnë vendlindjen e tyre.
Janë qytetarët e Krushës së Madhe, fshatit të Ukshin Hotit që kanë filluar zbukurimin e fshatit, duke u kujdesur për hapësirat gjelbëruese dhe rrugët.
Kujtojmë, që kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ditë më parë ka marrë vendim që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, ndërsa në në Prishtinë dhe në Drenas do të vendosen shtatore të Adem Jasharit.
https://www.facebook.com/120384761359865/photos/a.712089402189395/2829087963822851/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBvbwKyR8s6mtVJxgFY1PDJtdhzzvyZ-Wg25L6Z9AeFqLfe6NPqeG0u9aHyblzcjUBqlZg5oaGtKuNHD5Do92DMN4DxNSFkLP33NWhW3zLvXm262aaLix4Lq12P_mmalXmhai60mDMZfYhpmk1DKWiObX6ndNa3igW6Lor3ubB6cq0g9J_bqvTHdGRu-sHLqU_AX7Pe4JTG_rs_rBvqvUdwPp3HIIBhUdp5xtO5HGdV04-LCeolGoIJJ6ywh5EyQSgs6AUyJo7MGuGsLl0wc4yc-VhwAkvR3xUCdyAMy5oFhY3rF7eUIttl4o9MLxqT02IhM3qxPv9zvoM6UOlNoKTwvA&__tn__=-R