×
  • Lajme
  • Lajme

    28 raste me koronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 14:59

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje janë regjistruar 28 raste të reja me COVID-19.

    Raste të vdekjeve nuk janë regjistruar, derisa në 24 orët e fundit janë shëruar 25 pacientë.

    Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Njoftimi i plotë:

    29 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.707 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.558.528 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
    ℹ Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 431.
    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!