×
  • Lajme
  • Lajme

    28 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

    Reporteri
    06 Shtator 2021 | 15:00

    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 28 viktima si pasojë e COVID-19.


    Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 489 raste të reja të infektuara me këtë virus.

    Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

    06 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

    Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

    Në total numri i rasteve aktive është 25.290.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!